Ulqini do të jetë nikoqir i një Festivali të Filmit. Organizimin e tij do ta bëjë shoqata jo-qeveritare iAct. Pas Herceg Novit, qyteti shqiptar do të jetë i dyti nga bregdeti që do të shquhet për një gjë të tillë. Njoftimin dhe detajet i ka dhënë Flutur Mustafa, një nga organizatoret.
“Per here te pare Ulqini hap siparin e nje Festivali te Filmit duke u bere keshtu qyteti i dyte bregdetar ne Mal te Zi pas Herceg Novit me nje festival te filmit. Duhet theksuar se Ulqini perpos si nje qytet i cili njihet per vlera folklorike, ne mungese te kinemase dhe nje teatri te mirefillte hedh themelet e nje Festivali te Filmit. Shoqata jo-qeveritare iAct eshte “pergjegjese” per kete iniciative te shumepritur dhe kete hap te madh ne fushen artistike te Ulqinit por edhe te Malit te Zi.
Per iAct eshte projekti i pare dhe vendimtar per punen e metutjeshme te kesaj shoqate qe ka per qellim ndryshimit rrenjesor, veprimit ne fusha te ndryshme dhe ndergjegjsimit te rinise.
Seanema Film Festival vjen ne edicionin e pare me Sea:Dox ne te cilin do shpalosen 6 filma me teme “Challenging the Corrupted mind” (Sfidimi i Mendjes se Korruptuar”.
Seanema Film Festival & iAct vleresojne te gjithe ata qe ndihmojne ne rritjen e vleres artistike te Festivalit dhe jane te hapur per cdo lloj bashkpunimi qe ka per synim zhvillimin artistik e turistik te Ulqinit.
Faleminderit per perkrahje.
Flutur Mustafa
PR of Seanema Film Festival”, ka shkruar ajo.