xhaka-kunder-danimarkesBerisha dhe Cana së bashku me të gjithë djemtë tjerë kuq e zi vazhdojnë të na dhurojnë emocione të jashtëzakonshme në fund të këtyre ndeshjeve kualifikuese.Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të marr një pikë shumë të rëndësishme si mysafirë Danimarkës.

Kombëtarja e Shqipërisë tani mund të ëndërroi për një kualifikim të mundshëm drejt Evropianit që mbahet në Francë, pasi kanë arrit me marr një pikë shumë të rëndësishme si mysafirë i Danimarkës, në ndeshjen që përfundoi pa gola 0:0.

Në pjesën e parë ishin lojtarët e Kombëtares që rrezikuan shumë kur pas një harkimi të Lenjanit, ishte Cikalleshi ai që me kokë për pak sa nuk e befasoi portierin Schmeichel.

Në vazhdim ishte sërish Shqipëria që rrezikoi. Së pari Gashi me një gjuajtje nga distanca dhe më pas një superaksion sërish i filluar nga Gashi, e gjeti Lenjanin i cili për pak nuk e kaloi në epërsi Shqipërinë.

Në pjesën e dytë, Shqipëria tregohej vigjilenti duke u munduar të ruaj këtë rezultat.

Madje ishin shumë afër të pësonin gol mirëpo portieri Etrit Berisha dhe kapiteni Lorik Cana u treguan heronj për Kombëtaren tonë.

Shqipëria mund t’i merrte në këtë ndeshje tri pikët nëse Odise Roshi nuk do të ishte treguar vetjak në minutat e fundit të ndeshjes.

Sytë nga Kopenhaga, ja formacioni i Shqipërisë – Lokalet në Ulqin organizojnë shikim të ndeshjes

Sonte, në orën 20:45, në “Telia Parken” të Danimarkës, do të startojë ndeshja kualifikuese për “Euro 2016”, Danimarkë-Shqipëri.

Trajneri i kombetares shqiptare tashmë ka bërë publik formacionin e parë që do të zbres në fushë.

Sipas informacioneve më të fundit, nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në momentin e fundit, De Biazi pritet ta nisë sfidën e 4 shtatorit në Kopenhagë me këtë formacion:

Berisha
Xhimshiti,
Cana,
Ajeti, Agolli,
Kukeli,
Abrashi,
Xhaka,
Lenjani,
Gashi dhe
Cikalleshi.
Tifozat e kombetarës shqiptare në Ulqin që janë të shumtë pritet që këtë ndeshje shumë të rëndësishme por jo edhe vendimtare, ta shikojnë të organizuar nëpër lokalet e qytetit. Shumë lokale në qytetin e Ulqinit të cilët kanë mundësi teknike kanë paralajmëruar organizim për shikim të kësaj ndeshjeje.

shqiperi-danimarke

 

By admini