shkolla-e-mesme-UlqinMinistria e arsimit, ka shpallur konkursin  plotësues  për regjistrimin e nxënësve  në  klasët e para të shkollave të mesme.

Të interesuarit, dokumentacionin përkatës  për regjistrim, mund  ta paraqesin prej sot  deri  të mërkurën e ardhshme.

Nga ministria kanë njoftuar se me konkursin e shpallur mundësohet regjistrimi për 1.885 nxënës, në vitin shkollor 2015/ 2016.

Kandidatët e  interesuar, përveç  fletëparaqitjes, në konkurs  duhet të paraqesin edhe origjinal dëftesat për tri klasët e fundit të shkollës fillore, thuhet në kumtesë nga ministria.

Konkursi plotësues, është shpallur në sajtin e ministrisë së arsimit.

By admini