kur-lajmi-ben-lemshNga Gëzim Ibroçi

Vërtet fuqia e fjalës është e madhe, andaj si gazetar duhet kujdes se si e transmetoni lajmin tek publiku ishte kjo porosia që shpesh na e përsëriste profesionisti në këtë fushë, gazetari Dushko Vukoviq gjatë trajnimeve në institutin e medias të Malit të Zi, e që si thënie çdo ditë e më shumë po e vërtetoj.

Të bësh lajm sa është lehtë aq edhe vështirë, por në realitetin aktual lajm po bën shumë kush për mos të thënë gjithkush.

Portali lajm.me me “informacionin” Ditët e Diasporës- Manifestim apo luftë për Anën e Malit duket se ia ka arritur qëllimit për klikime por çfarë tutje…

Në murin tim të Facebook vërejta dy reagime nga  ish deputeti Xheladin Zeneli dhe ish kryetari KKSH Tahir Tahiri që më nxitën të lexoj “informacionin”dhe reagoj pa dyshim.

Që shpesh duhet injoruar disa lajme duke mos humbur kohën që se meritojn duhet, por gjithesi kur lajmi ka qëllime të dyshimta duhet edhe reaguar.
Zotërinj në Anë të Malit nuk po bëhet “luftë”, çdo organizim për takime Diasporë-Vendlindje është i përshendur, organizuar nga institucionet, shoqatat apo dikush tjetër dhe jo vetëm Ana e Malit por të gjithë shqiptarët kanë më së paku nevoj për “lajme” irrituese, përçarëse e qëllim kqija. Qëllimet tuaja politike nuhaten por kujdes sepse  çdo lajm përçarës ka çmimin e vet dhe populli ka paguar boll nga avanturat politike .

By admini