Një postim shumë interesant ka vendosur në faqen e tij inxh. Valon Buzuku ku bën një apel për vendimmarrësit të qytetit, duke aluduar në qeverisjen lokale të Ulqinit, që të ndërmarrin masa kundër devastimit dhe betonimit agresiv.
Postimin e Buzukut mund ta lexoni të plotë më poshtë
Vija bregdetare e Ulqinit – ende e paprekur nga fenomeni i ” devastimit dhe betonimit agresiv ” siç ka ndodhur, fatkeqsisht, me disa zona bregdetare te Shqiperisë.
Apel te gjithe vendimmarresve te Qytetit qe te zgjohen nga gjumi, dhe te fillojn te punojn punen e vet – ne rastin konkret ti sjellin Planet Urbanistike urgjentisht, e posaçerisht planet per zonen Bregdetare ( per informat planet jane nisur, procedurat paraprake jane kryer ka 2,5 vite, si dhe draftet jane perpiluar ), ne perputhje me ambijentin dhe vlerat e tij.
Perndryshe shume shpejt mund edhe ne te rrezikohemi nga sindromi i lartpermendur, ku damet mund te behen te pakthyeshem dhe te perhershem. Nese e doni kete Qytet, filloni me ne fund te punoni diçka per te, perndryshe, Largohuni sepse po beheni pengese e zhvillimit…