Kryeparlamentari i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur Ardiana Karamanagën, kapitenen më të re të anijeve në Ulqin që të bëjë një xhiro nëpër det.
Meta kësaj here nuk ka zgjedhur Jahte luksoze për të shëtitur, por anijen modeste që drejtohet nga vajza e re Ardiana Karamanaga.
Të dielën, Meta është parë bashku me një grup vizitorësh në anijen e saj.
Meta ka ardhur në Ulqin me rastin e hapjes së Panairit të Librit.
Ndryshe, Ardiana Karamanaga në dhjetor të vitit 2014, në turneun ndërkombëtarë të sportit të Taekwondo-së kupa e Durrësit, është shpërblyer me dy medalje të arta e cila konkurroj në dy kategori, në kategorinë e juniorëve dhe atë të senioreve. /Zëri/