Ulqini-nga-pinjeshiElektroekonomia e Malit të Zi gjatë javës së fundit u përball me konsum rekord të energjisë elektrike veçanërisht në qytetet bregdetare, por situata në Ulqin është më seriozja. Për shkak të rritjes së konsumit gjatë tre ditëve të mëparshme, pjesë të Ulqinit kanë mbetur pa furnizim, dhe stabilizimi i situatës në masë të madhe varet nga racionalizimi i konsumit, thuhet nga EEMZ.

Nga Elektroekonomia e Malit të Zi vlerësohet se, përveç shpenzimeve rekord dhe numërit rekord të vizitorëve, një nga shkaqet kryesore të problemeve në furnizimin me energji elektrike në komunën Ulqinit janë ndërtesat e lidhura në mënyrë të paligjshme që krijojnë ngarkesa të mëdha dhe për të cilat rrjeti nuk është projektuar.

“Megjithatë, zgjidhja e këtij problemi kërkon veprim të përbashkët nga të gjitha subjekteve relevante, sepse Elektroekonomia e Malit të Zi nuk është përgjegjës për ndërtimet pa leje. Të gjitha përpjekjet tona janë duke fokusuar në përmirësimin e furnizimit me energji elektrike në Ulqin, të gjitha ekipet në dispozicion janë fokusuar në Ulqin, kurse në lidhje me njoftimet për rënie të temperaturave, ne presim që situatado të normalizohet ditëve në vazhdim”, thuhet në deklaraten nga Elektroekonomia e Malit të Zi.

Ulqini-nga-pinjeshi

By admini