copacabana-ulqin-plazhiNdërmarrja publike ”Të mirat detare” e cila menaxhon bregun e detit në Mal të Zi një pjesë të madhe të buxhetit të saj e mbush pikërisht nga komuna e Ulqinit.

Nga qiradhënia e çdo meter katror të tokës afër detit ato arrijnë të vjelin shuma të mëdha të hollash. Më interesante në të gjithë këtë është qiradhënia e plazheve.

Qiraja më e madhe për një plazh në nivel vjetor këtë vit i takon plazhit para ish hotelit Lido në Plazhin e madh. Kompania ruse Capital estate për plazhin në gjatësi prej 200m duke përfshirë edhe bungalot i paguan ndërmarrjes publike ”Të mirat detare” plotë 39 900 euro, pa TVSH, që është edhe çmimi më i lartë nga të gjitha plazhet.

Siç transmeton Vijesti , për plazhin Safari, kompania Deli turs  nga Ulqini për 220m gjatësi paguan 38 706 euro, Tropicana për 250m paguan 36 467 euro, Majami 35 251 euro, Kopakabana 35 000 euro.

Më shumë se 30 mijë euro paguajnë edhe Real estate për Plazhin e vogël, Toni grill kurse firma Agros pronare e hotelit Otrant paguan qira vjetore 29 000 euro pa TVSH.

 

By admini