Radojica-bozovic-kisha-serbe-shas-1Në festën e Lindjes së “Svetog Jovana Preteçe” (siç thuhet) prifti i kishës ortodokse të Ulqinit Radojica Bozhoviq këtë vit shërbeu Liturgjinë mbi rrënojat e Kishë së Shën Gjonit në Shas.

Faqja në internet Mitropolija.com ka publikuar edhe disa fotografi të cilat mund ti shikoni më poshtë.

Zonat historike të shqiptarëve vazhdojnë të jenë në shënjestren e ”Pravoslavna Mitropolija Crnogosrko primorska”, përndryshe e afërt me Kishën ortodokse serbe.

Është interesante të kujtohet se në vitin 2003 një grup rinor nga Ana e Malit (anëtaret e shoqatës ORA, e formuar më vonë) dhe me përkrahjen e  Bashkësisë Lokale të Katërkollës i ishin drejtuar organeve kompetente komunale dhe republikane me kërkesë që të marrin masat përkatëse për zbardhjen dhe zgjidhjen e rastit të ndodhur atherë kur  në gërmadhat e kishave të qytetit të vjetër të Shasit në Anë të Malit persona të panjohur kishin vendosën simbole fetare që nuk u përkasin objekteve në fjalë.
“Rasti në fjalë shkaktoi shqetësim te qytetarët e kësaj ane, të cilët në mbledhjen e inicuar nga ky grupim rinor, e mbajtur në Katërkollë më 14 mars 2003  ku morën pjesë  përfaqësuesit e  të gjitha bashkësive lokale të Anës së Malit, vendosën që për shkak të këtij rasti të njoftohen të gjitha organet kompetente në nivel komunal dhe atë republikan me qëllim të zbardhjes së këtij rasti.
Në lidhje me këtë, Ju drejtohemi me këtë kërkesë që të ndërmerren masat përkatëse në varësi të kompetencave tuaja për zbardhjen dhe zgjidhjen e rastit në fjalë, në mënyrë që të shmangen incidentet e mundshme dhe shqetësimet e qytetarëve. Presim nga Ju që të na informoni mbi hapat e ndërmarra në një afat sa më të shkurtër”, thuhej në kërkesën drejtuar Komunës së Ulqinit, Kryeipeshkvisë së Tivarit, Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, Ministrisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Pjesëtarëve të Grupeve Etnike dhe Nacionale, Qendrës për Kulturë Ulqin, Ministrisë së Punëve të Brendshme – Sektori i Sigurisë Ulqin dhe Entit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo-Historike.

Shoqata Ora që nga viti 2004 në mënyrë aktive ka punuar dhe punon për këtë vend të shënjtë për shqiptarët e kësaj zone.

 

Radojica-bozovic-kisha-serbe-shas

Radojica-bozovic-kisha-serbe-shas-1Foto: mitropolija.com

By admini