akuza-per-uzurpim-te-tokes
Foto: Vijesti

Komuna e Ulqini ka dorëzuar dje në prokurorinë e shtetit 11 akuza kundër 13 personave të dyshuar për uzurpim të paligjshëm të tokës shtetërore në Krruç, shkruan Vijesti.

Sipas të dhënave të përfaqësuesit të Komunës, Burim Kroma, të cilat edhe gazetari i të përditshmes “Vijesti” i ka parë, në mënyrë të paligjshme janë zënë më shumë se 10.000 metra katrore.

Ndër ta është edhe zyrtari i lartë i policisë Stevo Jankoviq, i cili akuzohet për përvetsim të 1300 metrave katrorë, në të cilët ka ndërtuar objekte me sipërfaqe 28, 30 dhe 80 metër katrorë.

Sipas procesverbalit të policisë komunale, mbi 1000 metër katrorë kanë përvetsuar edhe Jozo Barloviq, Pero Jankoviq, dhe Vinko e Jozo Jankoviq.

Sipas informatave të pakonfirmuara, prokurorit së shpejti do ti dorëzohen edhe aktakuza tjera për mbi 40 persona të përfshirë në uzurpimin e tokës.

By admini