Dy turistë çekë janë vrarë mbrëmjen e së premtes në fshatin Prekal në Dukagjin.
Sipas raportimeve të fundit, dyshohet se dy turistët fillimisht janë grabitur dhe më pas janë vrarë, raporton Tch.
Poashtu dyshohet se më pastaj janë hedhur në greminë.
Më herët ishte raportuar se dy persona kishin humbur jetën pas një aksidenti me një mjet fuoristradë, por pas hetimeve të para, policia ka sqaruar se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo më me një aksident.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje.