Në rrugë gjatë kthimit pas vizitës zyrtare në Berlin, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, në Slloveni, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga policia e Serbisë ne vitin 2006.
AAK e konsideron këtë një veprim ndërhyrje me qëllime të njëjta dhe identike si të policisë serbe, ndaj Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe udhëheqës i njohur i luftës për lirinë e Kosovës.
AAK kërkon veprim të menjëhershëm për lejimin e Haradinaj në udhëtimin e tij drejt Prishtinës dhe e konsideron këtë ndalim tendencë të qëllimshme ndaj personalitetit dhe gjithë asaj që përfaqëson Haradinaj.
Fletë-arrestet serbe, njollosjet dhe sulmet ndaj Haradinajt janë zhvleftësuar dhe demantuar disa herë dhe në forma të ndryshme.
Autoritetet sllovene deri më tash nuk i kanë informuar ende autoritetet e Kosovës e as Ambasadën e saj në Lubjanë. /Koha Net/