Neki Emra me këngën e realizuar si videoklip, “Pa ty”, një baladë të punuar me shumë përkushtim, fitoi çmimin e parë në spektaklin “Netet e Klipit Shqiptar 2015” që mbrëmë u organizua në Ulqin.
Kënga është kompozuar nga vetë Neki Emra dhe Florent Boshnjaku, të cilët janë bashkautorë, derisa vargjet janë të shkruara nga Shkumbin Tafilaj.
“Kënga është baladë me një tematikë shumë emocionale dhe njëkohësisht është edhe si temë mjaft sociale. Çdo gjë ka lindur në bashkëpunim të ngushtë me Florentin dhe Shkumbinin. Kënga është punuar me shumë dashuri. Kemi dashur të realizojmë diçka shumë të veçantë dhe besoj që ia kemi arritur”, ka thënë ai në një prononcim të mëhershëm për mediat kosovare.
Videoklipi projekton një histori të dhimbshme dashurie dhe po ashtu, në qendër të tregimit është një grua e cila përballet me probleme shëndetësore, që arrijnë kulmin kur ajo kalon procesin e lindjes.
“Në këtë klip kanë aktruar 12 aktorë. Kemi tre aktorë profesionistë, të cilët kanë qenë pjesë e projektit. (Tema e klipit pasqyron) një ndarje të një çifti për shkaqe shëndetësore të gruas, ku në mes është edhe fëmija dhe çdo gjë vështirësohet pasi gruaja kalon procesin e lindjes. Pra, një film shumë emocional dhe prekës”, ka treguar Nekiu.
Sonte në Ulqin spektakli ”Netët e klipit shqiptar”- RTSH dhe RTK transmetojnë drejtëpërdrejtë aktivitetin
Çdo gjë është gati dhe sonte Ulqini do te mireprese në një natë gala te ndarjes se cmimeve te aktivitetit “Netet e Klipit Shqiptar 2015”.
Festivali i vetëm i imazhit shqiptar daton që nga viti 2002 dhe organizohet çdo vit si një festival i mirëfilltë i videoklipit ku konkurojnë artistë të shumtë e studio prodhimi të kësaj fushe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe diaspora shqiptare duke e bërë garën çdo vit e më interesante.
Përveç dy televizioneve kombetare shqiptare, RTSH dhe RTK kativitetin e mbrëmjes sontme dë ta përcjellë edhe televizioni MKTV nga Maqedonia.