
Ilustrim
Në bashkëpunim të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe pjesëtarëve e Ushtrisë së Malit të Zi u kryen një operacion kërkim-shpëtimi në det për dy persona në grykëderdhjen e lumit Buna.
Me atë rast, pas një stuhie të fortë nga deti i trazuar, u arrit të shpëtohen një shtetas francez dhe skiatori i njohur kroat Ivica Kosteliq.
Sportisti i njohur kroat dhe një shtetas francez po bënin kajak dhe kajakët e tyre u përmbysën nga dallgët e mëdha.