
Foto: RTCG
Një grup joformal i prindërve ulqinakë organizoi një protestën e dytë në këndin e lojërave për fëmijë pranë Qendrës së Kulturës. Prindërit kërkojnë një kënd lojrash të sigurt dhe të mirëmbajtur dhe të ndëshkohen vandalët që i shkatërrojnë.
Sië shkruan rtcg, prindërit mëngjesin e sotëm kanë shkuar në këmbë drejt objektit të Komunës së Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Një nga organizatoret e protestës, Arjona Resulani, më herët kishtë thënë se prindërit nga Ulqini janë të detyruar t’i çojnë fëmijët e tyre në Podgoricë, Tivar, Shkodër dhe Tiranë që fëmijët të luajnë të sigurt.
Dy këndet e lojërave ekzistuese për fëmijë, në Qendrën e Kulturës dhe në Plazhin e vogël, janë prishur prej kohësh dhe nuk janë të sigurta për fëmijët.
Kujtojmë se nga Komuna e Ulqinit më herët na kishin thënë se tenderët janë hapur në dhjetor të vitit të kaluar dhe se Ulqini së shpejti do të marrë tre kënde lojërash për fëmijë në qendër të qytetit.