
Bojkoti i zinxhirëve të mëdhenj të shitjes me pakicë nuk ka për qëllim zvogëlimin e fitimeve të askujt, por thirrjen për uljen e çmimeve në ato tregje, tha Zarija Paviqeviq, nga Alternativa Mali i Zi, në emisionin e mëngjesit në TV e Malit të Zi.
Duke komentuar bojkotin e dyqaneve të premten e kaluar në të gjithë Malin e Zi, Paviqeviq, tha se ishte krenar sepse ne ishim zyrtarisht liderë në rajon për herë të parë.
“Dua të them se në Mal të Zi ka pasur një rënie prej 56 për qind të fitimeve në krahasim me të premten e kaluar. Në Kroaci ishte rreth 51 për qind, kurse në 49 për qind në Maqedoninë e Veriut dhe ngjashëm ishte edhe në BH. Më në fund, populli në Mal të Zi, u tregua më i përgjegjshmi duke u bashkuar në një qëllim që prek të gjithë qytetarët, pavarësisht nga mundësitë e tyre. Për mua, është një kënaqësi që isha pjesë e këtij populli.”
Një dozë të veçantë përgjegjësie kanë treguar, thotë Paviqeviq, qytetarët në veri të vendit, ku ka një ndryshim prej 20 për qind në krahasim me viset jugore të vendit.
Paviqeviq, theksoi se qëllimi i aksionit të nisur nga Alternativa nuk është të zvogëlojë fitimet e megamarketeve të mëdha, por të gjejë një kompromis dhe ekuilibër të përbashkët në mënyrë që të gjithë të përballojnë gjithçka.