
Për shkak të bojkotit të shitoreve të premten, 31 janar, pesë zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë shënuan rënie të qarkullimit tregtar prej 56.14 për qind krahasuar me të premten e mëparshme, me 24 janar, njoftuan nga Drejtoria e Tatimeve për gazetën “Dan”.
Atë ditë qytetarët, me thirrjen e Alternativës së Malit të Zi, bojkotuan zinxhirët e shitjes me pakicë për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve.
“Të dhënat u referohen pesë zinxhirëve më të mëdhenj të shitjes me pakicë në Mal të Zi”, thanë nga kjo drejtori.
Rënia më e madhe e qarkullimit tregtar është shënuar në rajonin verior, ku është shënuar rënia me 61.4 për qind. Në pjesën qendrore është shënuar rënie me 57,89 për qind, ndërsa në atë në jug 52,20 për qind më pak para.
Alternativa njoftoi se nëse bojkoti rezulton i suksesshëm, bllokadat do të jenë më të gjata. “Nëse rrjetet e shitjes me pakicë nuk ndryshojnë politikën e tyre të çmimeve deri të martën, bojkoti i dyqaneve do të bëhet të premten dhe të shtunën” thane ata.
Vesko Pejak ka shkruar në rrjetin social se gjatë asaj kohe do të përgatitet bojkot i plotë i një tregu për të cilin vendos shumica e qytetarëve. Gazetarja Paula Dekaj pyeti qytetarët në Tuz se çfarë mendojnë për vazhdimin e kësaj iniciative. /rtcg/