K O N K U R Spër përfitim burse për vitin akademik 2024-2025

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” me seli në SHBA falë mbeshtetjes nga Viosa & Richard Luka (50% të fondit), Familja Hajdari, Dina & Ahmet Kurmemaj dhe të gjithë mbështetësve të tjerë si dhe në bashkepunim me Fondacionin Plavë e Guci, për të pestin vit me radhë organizon ndarjen e bursave studentore për studentët në vendlindje. Ky fondacion është tashmë shumë i njohur për kontribute të shumëanshme në vendlindje por studentët vazhdojnë të jenë në fokusin e vet.

Këtë vit, për herë të parë, në këtë konkurs mund të aplikojnë studentët me vendbanin në Komunën e Ulqinit, Komunën e Plavës, Koumunën e Gucisë ose në Komunën e Rozhajës dhe që studiojnë në njërin nga universitetet publike në gjuhën shqipe.

Për t’u kualifikuar dhe për t’u konsideruar për përfitim burse për vitin akademik 2024-2025 aplikuesi duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:

  • Të jetë student apo studente e rregullt të nivelit bazë (bachelor) në ndonjërin nga universitet publike në gjuhën shqipe;
  • Të jetë me vendbanin në njërën nga komunat si në vijim: Komuna e Ulqinit, Komunën e Plavës, Komuna e Gucisë ose Komuna e Rozhajës;
  • Ka regjistruar dhe vijon si i rregullt vitin akademik vijues;
  • Nuk ka humbur asnjë vit gjatë studimeve;
  • Ka notën mesatare gjatë studimeve mbi 7 kurse për studentët e vitit të parë të kenë notë mesatare nga shkolla e mesme 4 ose më e madhe;

Me aplikimin e plotësuar në Microsft Word kandidatët janë të detyruar të bashkangjesin edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Vertetimin që është student i rregullt në ndonjërin nga universitet publike në gjuhën shqipe, të skanuar:
  • Kopjen e skanuar të leternjoftimit të studentit, në të dyja anët që tregon vendbanimin e tij ose vertetimin e vendbanimit, të skanuar;
  • Vertetimin për regjistrimin e rregullt të vitit akademik vijues në universitetin përkatës, të skanuar;
  • Vertetimin për provimet e dhëna të studentit në vitin paraprak, të skanuar;
  • Vertetim për notën mesatare të studentit, të skanuar, kurse për studentët e vitit të I-rë duhen deftesat e shkollës së mesme, të skanuara;

Këtë vit numri i përfituesve të bursës studentore është i limituar. Në këtë mënyrë bursë do të fitojnë 40 studentë nga Komuna e Ulqinit dhe 10 studentë nga komunat e Plavës, Gucisë dhe Rozhajës.

Aplikantët do të përzgjedhen në bazë të notës mesatare dhe përparësi do t’ju jepet studentëve që vijojnë studimet në drejtime deficitare në vendlindje.

Formular aplikimi të plotësohet në Microsoft Word dhe se bashku me dokumentat tjerë të skanuara të kompresohen në një fajll (psh. ZIP file) dhe të dërgohen në adresen e postës elektronik, trojettona2@gmail.com

Para se të dërgoni aplikacionin tuaj, siguronu që e keni të gjithë dokumentacionin përcjellës të kërkuar.

Aplikacionin tuaj dergoni më së largti deri më 1 mars 2025 në adresen e mësipërme të postës elektronike.

Suksese!

Më poshtë mund të shkarkoni FORMULAR APLIKIMIN dhe KONKURSIN

By admini