Kuvendi i Komunës Ulqin ka miratuar vendimin për të hequr rezervimet e vendeve të parkimit në të gjitha parkimet publike në territorin e komunës. Tani të gjitha vendet e parkimit do të jenë të lira për përdorim, pa mundësi rezervimi, thuhet në një njoftim të Shërbimit të parkimit të Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Çfarë do të thotë kjo? Të gjitha parkimet publike do të jenë të hapura për përdorim të lirë, duke ofruar qasje më të lehtë dhe përdorim më të drejtë të kapaciteteve të parkimit për të gjithë qytetarët dhe vizitorët.

Ky vendim hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit në “Fletën Zyrtare të Malit të Zi – Aktet Komunale”.

By admini