(Foto: Selver Vukoviq, TVCG)

Ardiana Karamanaga është e vetmja femër nga Ulqini që është kapitene e një varke dhe një jahti në qytetin e saj.

Ardiana që e vogël lundëron me babain e saj Hasim Karamanaga dhe vjen nga një familje e cila është marrë gjithmonë me lundrim dhe për këtë e ka shumë qejf këtë punë, shkruan rtcg, transmeton Ulqini Online.

Ai thotë se më shumë është në det se në tokë kurse në det ka të mira dhe të këqija.

“Ka pasur situata të pakëndshme me dallgë të mëdha, por kur di të lundrosh dhe kur njeh situatat që ndodhin në det, di menjëherë se çfarë të bësh. Nuk është shumë e lehtë që një vajzë të jetë kapitene e një anijeje, por kur e di punën dhe ke vullnet për varkën dhe detin, atëherë mund të përballosh të shkosh më tej. Njerëzve u duket e çuditshme dhe interesante kur shohin një vajzë që është kapitene e një varke dhe një jahti, mësohen menjëherë dhe thonë se është fenomenale, thotë Ardiana Karamanaga.

Ajo lundron nga Kruçi, Valdanosi, Albatros, Kepi i Gjeranës, Ada e Bunës drejt kufirit shqiptar dhe drejt qyteteve të tjera si Budva, Herceg Novi, Kotorri.

Kur ka turistë të interesuar për rrugë më të gjata, ajo lundron deri në Kroaci dhe Itali, por edhe në çdo vend tjetër. Është gati edhe për një udhëtim nëpër botë, thotë Ardiana.

By admini