Të dhënat e OT të Ulqinit përafërsisht në vit më parë dhe sot

Nga të dhënat e Organizatës turistike të Ulqinit rezulton se sot, datë 25 korrik 2024, në Ulqin janë duke pushuar 37150 mysafirë, shkruan Ulqini Online.

Sipas të dhënave të marra po nga OT e Ulqinit rreth një vit më parë, datë 27 korrik 2023, rezultonte se në qytetin tonë në atë kohë pushonin 41436 mysafirë.

Me një llogaritje të thjesht matematikore rezulton se këtë vit në Ulqini pushojnë rreth 10 për qind më pak mysafirë se një vit më parë. Duhet shtuar se të dhënat e OT të Ulqinit në shumicën e rasteve nuk përputhen saktësisht me gjendjen reale në teren prandaj edhe krahasimi i mësipërm mund të mos jetë real.

By admini