Partitë e ish Frontit Demokratik pro-rus dhe Partia Boshnjake, u bënë pjesë e qeverisë së Malit të Zi, pasi parlamenti malazez miratoi të martën me shumicë votash riorganizimin e saj, mes shqetësimeve të Shteteve të Bashkuara, kundërshtimit të presidentit të vendit dhe të opozitës.kështu do të shkruante Voice of America (VOA) në ditën e riorganizimitë të qeersisë, transmeton Ulqini Online.

Partitë pro-ruse dhe pro-serbe do të kenë dy poste zëvendëskryeministrash dhe tri ministri, ndërsa boshnjakët një post zëvendëskryeministri dhe pesë ministri.

Qeveri do të ketë 24 poste ministrash dhe 7 poste zv/kryeministrash, gjë që e bën atë më të madhen në historinë e parlamentarizmit në Malin e Zi.

Në ditën e ndryshimeve të mëdha në qeverinë e Malit të Zi, për këtë temë shumë të rëndësishme nuk u ndëgjua mendimi i deputeteve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi, qoftë me diskutime apo me ndonjë deklaratë për opinion. Heshtje është mjet legjitim politik, në këtë rast për deputetet shqiptarë mjet edhe i fort, nëse mund të quhet ashtu.

By admini