Zagrebi Foto: Wikipedia

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë ka njoftuar sot Malin e Zi në një notë dërguar Ambasadës së Malit të Zi në Zagreb se Republika e Kroacisë ka shpallur Andrija Mandiqin, kryetar të Parlamentit të Malit të Zi, Milan Knezheviqin, deputet në Parlamentin e Malit të Zi dhe Aleksa Beçiq, zëvendëskryeministër i Qeverisë së Malit të Zi, se janë të padëshirueshëm në Republikën e Kroacisë për shkak të veprimeve sistematike për prishjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore me Republikën e Kroacisë dhe keqpërdorimit të vazhdueshëm të Republikës së Kroacisë për qëllime të brendshme politike, raporton MVEP, shkruan Vijesti.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane shpreh keqardhjen që shumica në Parlamentin e Malit të Zi vendosi të shpërfillë thirrjet e vazhdueshme të Republikës së Kroacisë për të mos ndërmarrë lëvizje që mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe në rrugën evropiane të Malit të Zi.

By admini