Vendet-e-lira-te-punes-3-6-2015Shoqata joqeveritare ”PROMUL”  në kuadër të projektit ”NDIHMESË NË ZGJIDHJEN E PROBLEMEVE NË TREGUN E PUNËS NË ULQIN” i cili është përkrahur edhe nga komuna e Ulqinit në konkursin për organizatat joqeveritare nga kjo jave do të publikojë edhe konkurset për vendet e lira të punës në qytetin tonë.

Publikimi i konkurseve është vetëm njëra pikë nga disa të tilla që përmban projekti në fjalë.

Në kuadër të këtij projekti i cili ka filluar që në muajin dhjetor të vitit të kaluar do të publikohen edhe  numri i të papunëve që figurojnë Byron respektive të të qytetit tonë si dhe numri i të papunëve sipas profesioneve dhe shkallës së përgaditjes shkollore. Të dhënat e mësipërme i kemi siguruar nga Byroja e punës në Ulqin ku me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë personin përgjegjës pranë këtij institcioni, z. Hasan Gjoni, për kujdesin dhe ndihmesen, thuhet ndër të tjerave nga shoqata PROMUL.

Poashtu në kuadër të këtij projekti është paraparë edhe përgaditja dhe botimi i një broshure, paraqitja mediale e rezultateve dhe prezantimi nëpër shkollat e mesme të Ulqinit i të njëjtës.

Më poshtë mund të shikoni konkursin e radhës për vendet të lira të punës në Ulqin. Klikoni më poshtë për të shikuar më qartë.

Vendet-e-lira-te-punes-3-6-2015Kontaktet e ndërmarrjeve

Argos – Tel/Fax: 069-664-455/069-573-499

Tobaco – Tel/Fax: 020-260-730

Ëmbëltorja Gostivari – Tel/Fax: 069-816-792

Kruçe tours – Tel/Fax: 069/038-143,030-412-662

BRATICA COMMERCE – Tel/Fax: 412-724, 069-031-539

“ULPIANA” – Tel/Fax: 067-468-705

Konkursi është marrë nga Enti për punësim i Malit të Zi, komuna e Ulqinit

 

By admini