flamuri-shqiptar-per-diten-e-shkollles-mareshali-titoShkolla fillore ”Mareshali Tito” në Ulqin kremtoi ditën e premte Ditën e shkollës. Përveç programit të larmishëm të përgaditur për bukuri nga nxenësit e shkollës nën përkujdesjen e mësimdhënesve një fakt tjetër ra në sy këtë ditë për mirë.

Në objektin shkollor përveç flamurit të shtetit të Malit të Zi valonte edhe ai kombëtar shqiptar. Kjo nuk do të përbënte ndonjë befasi të madhe sikur njëjtë të vepronin të gjitha shkollat në qytetin tonë. Për fat të keq një gjë e tillë nuk ndodhë.

Duhet lavdëruar udhëheqësinë e shkollës për marrjen e këtij vendimi duke plotësuar një obligim, nevojë dhe kërkesë edhe të vet prindërve. Në këtë shkollë pjesa dërmuese e  nxënesve është e përkatësisë nacionale shqiptare.

flamuri-shqiptar-per-diten-e-shkollles-mareshali-tito

 

By admini