Të premtën më 9.02.2024, kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu dhe deputeti Ilir Çapuni u pritën në takim nga Ministri i Transportit dhe Detarisë Filip Radulloviq, mësohet nga Forca, shkruan Ulqini Online.

Gjatë takimit, u bisedua për hapjen e tenderit për studimin e ndërtimit të Portit të Ulqinit në Lima dhe rregullimin e lundrimit në Bunë, por edhe për shtrirjen e autostradës nga Shqipëria në Ulqin.

Ministri i mirëpriti iniciativat që janë faktuar në Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2024 dhe shprehu gatishmërinë për rimëkëmbjen e vërtetë të detarisë në Mal të Zi dhe veçanti në Ulqin – qytetin e vetëm bregdetar pa port detar.

By admini