Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” me seli në SHBA për të katërtin vit me radhë organizon ndarjen e bursave studentore.

Për t’u kualifikuar dhe për t’u konsideruar për përfitim burse për vitin akademik 2023-2024 aplikuesi duhet të jetë student apo studente e rregullt. Të drejtë aplikimi kanë vetëm studentët e universitetëve shtetërore dhe që kanë notën mesatare mbi 7. Këtë vit numri i përfituesve të bursës studentore është i limituar.

Aplikantët do të përzgjedhen në bazë të notës mesatare. Përparësi do t’ju jepet studentëve që vijojnë studimet në drejtime deficitare në vendlindje dhe që studiojnë në universitetet shqiptare.

Ky aplikacion vlen për studentët nga Ana e Malit.

By admini