
Në Kalanë e Ulqinit nesër me datën 2 shtator 2023 do të mbahet përurimi i projektit “Digjitalizimi i gjuhës shqipe në Malin e Zi”.
Ky projekt do të ndihmojë në përparimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe nëpërmes digjitalizimit të saj, i cili do të përdoret nga nxënësit, arsimtarët, gazetarët, intelektualët, administrata shtatërore, përkatësisht të gjithë qytetarët e Malit të Zi.
Në këtë përurim do të marrin pjesë Këshilli kombëtar për gjuhën shqipe, Kryeministri i Malit të Zi z. Dritan Abazoviq, ministri z. Fatmir Gjeka, Kryetari i komunës së Ulqinit z. Omer Bajraktari, profesorë, gjuhëtarë, e shumë personalitete tjera nga jeta politike e shoqëria civile.
Kjo ngjarje do të jetë e hapur për publikun, dhe ftohen të gjithë qytetarët dhe mediat e Malit të Zi që të marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar.
Kjo ngjarje organizohet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave.
Përurimi do të fillojë nga ora 19.00 në hotelin “Palata Venezia” në Kalanë e Ulqinit.