Në zgjedhjet presidenciale të së dilës, Jakov Millatoviq nga Lëvizja ‘’Evropa sad’’ ka marrë 221 592 vota respektivisht 58,88% kundrejt 154769 votave apo 41,12% sa ka marrë kundërkandidati i tij dhe tashmë ish presidenti Millo Gjukanoviq, këto janë shifrat e publikuara nga Kommisioni zgjedhor shtetëror i Malit të Zi, shkruan Ulqini Online.
Fitorja e Millatoviq në këto zgjedhje ishte e pritur. Fitorja bindëse bën që të ishte e ligjshme dhe gëzimi në taborin e këtij subjekti politik të formuar kohë më parë. Edhe përkundër përmbajtjes dhe fjalimit të ekuilibruar menjëherë pas zgjedhjeve të z. Millatoviq, ajo që ra në sy ishte festa në rrugët e qyteteve të mëdha të Malit të Zi. Koreografia dhe këngë ku përmendej edhe Kosova sikur la të zbehur fjalët e presidentit të ri.
Kursi proeuropian i Malit të Zi dhe marëdhënjët e mira me Serbinë dhe fqinjët tjerë ishin në pikat kryesore të mesazheve të këtyre ditëve nga ana e Millatoviq.