Nga Hajrullah Hajdari
Paragrafi XXVII i vendimieve të Kongresit të Berlinit u jepte pak shpresë shqiptarëve sepse parashikonte në formë impereative se bindjet fetare dhe feja nuk mund t’i ndalohet asnjë individi, si shkak i përjashtimit sa i përket gëzimit të të drejtave civile dhe politike. Fatkeqësisht Mali i Zi asnjëherë nuk veproi sipas dispozitave të paragrafit në fjalë, përkundrazi vepronte ashtu që nga koka e çdo banori të aneksuar shqiptar tentonte të shlyente çdo gjë që ka të bëjë me identiten kombëtar shqiptar.
Shkombëtarizimi dhe asimilimi i shqiptarëve u tentua të kryhet nëpërmes formave të ndryshme siç janë mohimi i shkollimit në gjuhën shqipe, mospunësimi në administratën publike e deri në sllavizimin e mbiemrave dhe vendbanimeve. Në kuadër të këtij qëllimi filloi veprimi, i pabazuar në dispozita ligjore, i ndërrimit të identitetit të individëve dhe familjeve shqiptare duke iu “qep” një arn sllav në mbiemrat e shqiptarëve. Me këtë veprim ato mendonin se mbiemrat në trajtën sllave, pas një kohë jo shumë të gjatë, do të kenë ndikim në formimin e ndjenjës kombëtare malazeze tek shqiptarët dhe në këtë mënyrë asimilimi i tyre do të jetë më i shpejtë dhe më i suksesshëm.
Menjëherë pas aneksimit të tokave shqiptare Mali i Zi organizoi regjistrimin e popullsisë (23 qershor- fundi i korrikut 1879) në tokat e zaptuara. Regjistrimi ishte i pasukseshëm pasi shumica dërmuese e popullsisë muhamedane dhe një pjesë e popullsisë katolike refuzuan të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë dhe kështu nuk patën mundësi që me një akt zyrtar të sllavizojnë mbiemrat e shqiptarëve. Po si ndodhi dhe sa zgjati procesi i sllavizimit të mbiemrave shqiptare?
-Kapetaniae e Tivarit
Në vitin 1880, Tivari numronte 346 familje nga të cilët 279 ishin shqiptarë ose 77% të popullsisë, çka tregon se Tivari ishte qytet shqiptar. Në regjistrin e familjeve muhamedane (shqiptare) me mbaresë sllave ishin regjistruar vetëm këto familje: Jetan Lovroviq, Osman Lovroviq, Uso Lovroviq,Jeto Canoviq, Jeto Seferoviq, Rustem dhe Fatime Krçikoviq, Oso Sharoviq,Smajl Çobiq, Bajro Çobiq, Ajdar Sholiq, Hysen Hoxha Sholiq, Jasho Divanoviq, Oso Divanoviq, Emro Divanoviq, Hysen Divanoviq, Dulo Sinanoviq, Mehmed Usiq, Ahmet Skejoviq, Dulo Jokoviq, Osman Bajramoviq. Vitin tjetënë librin e haraçit pothuajse mbiemrave të të gjitha familjeve u është shtuar mbaresa sllave “iq” apo “viq”. Të gjithë të punësuarit në sektorin publik apo përfaqësuesit në organet shtetërore në Tivar ishin malazezë dhe pastaj kërcënimet dhe presionet ndaj shqiptarëve mund të kenë ndikuar në përqafimin e mbaresës sllave aq shpejt!
-Kapetania e Shestanit
Vendosja e mbaresës sllave në mbiemrat e banorëve të Shestanit pjesërishi filloi në vitin 1883. Sipas Protokolit të haraçit, nr. 18/12, për vitin 1883, mbiemri i familjeve shqiptare shënohej në trajtën e të folmës sllave por pa e shtuar mbaresën sllave “iq” apo “viq” si përshembull: Në Kurt Ceka Repaz (shqip:Rjepsi), Sala Husov ( i Hysit), Gjon Perov ( i Pjetrit), Hoxha Muhov (Ftjan) Fatima Smajlina (e Smajlit – Bes), Zeko Osmanov (i Osmanit – Muriq) etj. Në Shestan. Në vitin 1888 në Shestan ende 19 familje evidentohen pa mbaresën sllave. Familjet Pecaj, Pekaj dhe Margjonaj tani më e kanë të vendosur mbaresën sllave dhe u bënë Peciq, Pekiq dhe Margjonoviq. Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1889, mbiemrave të të gjitha familjeve shqiptare në fshatrat Draçevicë.Vuçdabaj, Marstjepaj, Gjuraç dhe në Shestanin Nalt u ishte vendosur mbaresa “iq” apo “viq”. Ndërkaq, në fshatrat Pinç, Bes, Muriq dhe Ftjan,, ku shumica e popullsisë janë myslimane, dhe Ljare, ky proces shkon më ngadalë. Kështu në Pinç nga 28 familje vetëm 11 prej tyre u sllavizuan:Gjon Markoçeviq, Asan Rexhoviq, Pal Kolec Baliq, Gjon Leka Baliq,Kolë Leka Baliq, Gjon Luca Maroviq, Prenç Gjura Gjuroviq, Gjon Kola Peroviq, Avdyl Alija Osoviq, Gjon Kola Peroviq , Prenç Peroviq. Në fshatin Ljare prej 84 familjeve mbiemrat iu sllavizuan vetëm 12 prej tyre: Mac Luca Pervuçiq, Ded Uka Dreviq, Kolë Gjurgjeviq, Gjon Belloviq, Kol Gjergja Malloviq, Mac Gjeçi Baliq, Osman Brahim Gjurgjeviq, Ramo Tahir Lukaliq, Pjetër Luca Kaliq, Gjergj Pjetra Jakiq, Isuf Osman Gjurgjeviq, Can Alil Zeloviq. Në fshatin e Ftjanit, si edhe në disa raste në fshatra të tjera, emrit të babait i shtohet mbaresa sllave kështu që Nasuf Omeri bëhët Omeroviq, Isuf Bala bëhët Baleviq, Mehmet Cuf Hoxha bëhet Oxhiq ndërsa Selë Bajrami bëhet Bajramoviq. Në fshatin Bes dhe Muriq nga 86 familje mbiemri u sllavizohet vetëm 8 familjeve: Nuro Met Oxhiq, Smajl Alil Alloviq, Nuro Ibrahim Likoviq, Beqo Ramo Avdiq, Usein Meto Praiq, Beqir Smajl Llagjeviq, Meto Smajl Baliq, Omer Selmanoviq. Megjithate, në periudhën 1900-1904 të gjithë mbiemrat e familjeve në Kapetanin e Shestanit sllavizohen.
-Kapetania e Krajës
Në bazë të shenimeve që disponojmë për vitet 1878-1903, edhe në Kapetaninë e Krajës sllavizimi i mbiemrave të familjeve shqiptare fillimisht është tentuar të bëhët duke i regjistruar në trajtën e të folmës sllave. Familjaret regjistroheshin sipa emrit të babait ose fshatit të tyre. Si përshembull:
Dul Selimi u bë Dulo Selimov, Zaga Beqiri u bë Zago Beqirov, Bejtja Mahmutit u bë Bejto Mahmutov, Lani Nezirit u bë Lano Nezirov, Dani Osos u bë Dano osov ose Dul Smajli nga Qyrjani u bë Dulo Smail Qurjanin, Beqir Zaga nga Sjerçi u bë Beqir Sjerçiq, Etëhem Mahmut Boboshti, Tahir Lika Boboshtnjanin, Ramo Imer Blaca, Lan Neziri Alibrahimoviq, Cufo Canov Ramushiq, Man Hasan Runjiq, Alija Etemov Kostanja ose Kostanjinaçin etj.Dono Osov Matogoshiq (Matgueshi) etj. Ndërkaq, në regjistrat e familjeve kranjane (Kraja Perendimore nga Qyrjani deri në Ftjan), të vitit 1905, vërejmë se mbiemrat e të gjitha familjeve janë sllavizuar duke iu shtuar mbaresën “iq” ose “viq”. Në Krajë në vitin 1905 vetëm familjeve të Hajdarajve nuk iu shtua mbaresa sllave, nga harresa apo mospranimi kjo nuk mund të vërtetohet. Por në vitin 1906 edhe mbiemrat efamiljareve të këtij fisi u sllavizuan duke i regjistruar si Ajdariq ( malazezët më vështërësi e theksojnë shkronjën H) e disa vite më vonë si Hajdaroviq. Kjo tregon më së miri se qëllimi i malazezëv e nuk ishte të kërkonin burimin e mbiemrit por t’i sllavizojnë ata me çdo kusht e në çdo formë.
-Kapetania e Trieshit
Sipas regjistrit të familjeve të kësaj Kapetanie të vitit 1883 (ishin regjistruar 130 familje), ku bënin pjesë fshatrat Nikmarash, Muzheck, Budzë, Stjepoh, Benkaj, të gjithë mbanin mbiemrin e parardhsëve të tyre, çka do thotë pa mbrapashtesën “viq” ose “iq” si përshembull: Marash Marku, Palo Smajlov (i Smajlit), Prek Luka, Mirash Prela, Luc Hasi, Prentash Leka, Marash Kaculi, Shab Smajli, Nikë Gjeloshi, Micin Bici, Gjel Deda etj. Edhe në regjistrin e vitit 1889 (150 familje) familarët ishin registruar kryesisht sipas mbiemrit të babajt si përshembull: Marash Markov, Smajli Prençit, Gjon Nika, Pretash Leka (Nikmarash), Marash Gjoka, Prenç Pali,Zef Ujka (Budzë),Tom Prenka, Lek Stoka, Vata Martinit (Stjepah), Nik Peka, Tom Keqati,Dem Smajli (Delaj), Kol Deda, Prenka Ujkut, Mrika Deds (Benkaj). Në vitin 1904, të gjitha familjet (171) janë regjistruar me mbaresën sllave “iq” apo “viq”. Siç shihet në vitin 1904 në Kapetanin e Trieshit përfundon aksioni apo veprimi i përqendruar për synimin e caktuar të malazezëve – sllavizimi e më vonë asimilimi i shqiptarëve. Kështu në Nikmarash na paraqiten mbiemrat Arapoviq, Gjurasheviq, Gjonoviq, Tomiq dhe Caceviq; në Budzë: Gegoviq,Dukiq, Gjelosheviq,Gjurasheviq, Prenkoçeviq dhe Rugoviq; në Në Muzheçkë Gjokiq dhe Nikiq; Në Stjepoh: Asanoviq, Lucoviq dhe Leparkoviq; në Benkaj: Lekoçeviq, Micakoviq, Memçeviq, Nikpreleviq dhe Palushusheviq.
Nga këto pak shembuj të paraqitur, lexuesi, studiuesi apo kushdo tjetër, mund të nxjerrë një përfundim të pakontestueshëm se sllavizimi i mbiemrave të shqiptarëve në Mal të Zi është bërë për nevojat politike shoveniste të Krajl Nikollës dhe bashkëpunëtorëve të tij me qëllim përfundimtar shkombëtarizimi i shqiptarëve, pa lënë gjurmë zyrtare pasi nuk kishin sjellur asnjë ligj në lidhje me këtë çështje. Një gjë e tillë do të ishte në kundërshtim me vendimet e Kongresit të Berlinit dhe ky veprim nuk do të pranohej nga Fuqitë e Mëdha të kohës. Nga ana tjetër, po ashtu, mund të konstatojmë se synim i malazezëve zgjati pothuajse 25 vite, çka na bënë të mendojmë se shqiptarët nuk e kanë pranuar me dëshirën e tyre sllavizimin e mbiemrave, përkundrazi kanë shprehur kundërshtimin për këto veprime shoveniste dhe e kanë zgjatur këtë proces aq sa në atë kohë kanë pasur mundësi.
Besoj, po ashtu, se shënimet e paraqitura mund t’u ndihmojnë të gjithë atyre që ende kanë dyshime për “iq-in” apo “viq-n” apo kanë dilemë se kur është vëndosur ky “arën” sllav në mbiemrat tonë. Pra gjyshërit dhe stërgjyrit tonë nuk kam pasur “iq” e “viq” në mbiemrat e tyre, ata kanë qenë dhe në pasardhësit e tyre jemi vetëm shqiptar. Duhet të reflektojmë e këtë “trup të huaj” në mbiemrat tonë ta heqim sa më parë sepse vetës i bëjmë mirë ndërsa malazezëve nuk u bëjmë keq, sepse ato kanë mbiemrat e tyre! Kthimi në identitet është obligim yni.