Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari nëpëmes një shkrimi në faqen e vet në rrjetet sociale ka uruar të gjithë mësuesit rastin e festës së 7 marsit.
”Në këtë ditë të shënuar, gjej rast tju uroj gëzuar festën. Mirenjohje dhe respekt për punën dhe misionin tuaj fisnik në edukimin e brezit të ri. Vepra juaj fisnike ngjall dashuri për dije dhe mbjell dritë. Urime dhe mirënjohje për mesuesit e vjetër të cilët edhe në pension gëzojnë rrespektin tonë të merituar. Homazh i shprehim mësuesve që nuk janë sot midis nesh. Puna e tyre do të kujtohet përherë me respekt.
Urime dhe gëzuar!”, kështu thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Ulqinit z. Omer Bajraktari.
Kujtojmë së kjo ditë shënohet si e tillë për nder të mësonjëtorës së parë shqipe e cila u hap mars të vitit 1887 në Korçë. Mësues dhe drejtor i parë i saj ishte Pandeli Sotiri.
Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqiptar, pasi deri atëherë dhënia e mësimeve për shkak të pushtimit osman bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë.
Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve të arsimit si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues aktiv të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.