Në Tuz sot janë mbajtur zgjedhjet lokale, në të cilat fitoi bindshëm Forumi Shqiptar (Alternativa Shqiptare – Aleanca Demokratike e Shqiptarëve – Unioni Nacional i shqiptarëve) listës së cilës i ka pri kryetari aktual i Komunës Nik Gjeloshaj, shkruan Ulqini Online.
Sipas rezultateve paraprake, Forumi Shqiptar do të ketë 18 mandate, Aleanca Rruga e Drejtë 12 mandate, Mali i Zi Demokratik dhe SDP nga një mandat.
Kuvendi i Komunës së Tuzi ka 32 deputetë. Në zgjedhjet e sotme morën pjesë katër koalicione dhe tri parti politike. Të drejtë vote kanë pasur 12.387 qytetarë që kanë votuar në 30 qendra votimi. Qendrat e votimit ishin të hapura nga ora 07:00 deri në 20:00.
Pas mësimit të rezulatateve mënjeherë në rrugët e Tuzit dolën një numër i madh i qytetarëve të cilët festonin këtë fitore bindëse të partive shqiptare.