LIFT-kalane-e-ulqinitLifti i paraparë që të ndërtohet në Kalanë e Ulqinit duket se rrezikon seriozisht koalicionin e partive shqiptare, Forca dhe Partia Demokratike, të cilat aktualisht qeverisin me këtë qytet me mbështetjen e këshilltarëve të partisë URA të Dritan Abazoviqit.

Kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka ka deklaruar se konkursi për zgjidhjen urbanistiko-arkitektonike për Ranë është shpallur në bazë të PDU-së i cili është votuar para disa viteve, e për të cilin ka votuar edhe Forca.

Nga ana tjetër, kryetari i Forcës Nazif Cungu ka thënë për “Vijesti” se kryetari i komunës do të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e lokalitetit për ashensor.

“Përkrahjen tonë nuk do ta ketë asnjë kryetar i cili me vendimet e veta shkatërron hapësirën, sidomos Kalanë”, tha ai.

Më konkret në të gjith këtë është këshilltari i Lëvizjes qytetare URA në Kuvendin komunal të Ulqinit Dritan Abazoviq ka thënë se është e turpshme që disa drejtues të Forcës për interesa të veta tentojnë të shtyjnë PDS-në në pushtet, shruan Vijesti.

“Njëkohësisht nuk hezitojnë të keqpërdorin kolegët edhe pse të gjithë e dimë që ashensori në Kala është problem i zgjidhshëm dhe se kjo nuk është arsye e turbullirave brenda koalicionit””.

By admini