Përgaditur nga Bujar Hasangjekaj
Patëm nderin dhe kënaqesinë që me datën12.05.2015 në Plavë dhe Guci për vizite të kemi 7 deputetet e parlamentit të Republikes së Kosoves, gjejgësisht komisionin parlamentar per arsim, shkence dhe teknologji te kryesuar nga kryetari i ketij komisioni z. Nait Hasani. Poashtu ne kete takim prezent ishte edhe përfasuesi i ambasades se Kosoves ne Podgorice z. Blerim Xhemaili.
Takimet u zhvilluan ne shkollen fillore Xhafer Nikoceviq ne Guci, ne shkollen e mesme Beqo Bashiq ne Plave dhe ne Komunen e Plaves. U diskutuan shume ceshtje e ne vecanti gjendja e arsimit ne gjuhen shqipe ne keto dy komuna. Ne kemi marrë premtime se ky komision do te jap kontribut për përmirsimin e gjendjës së arsimit ne gjuhën shqipe ne keto dy komuna, qoftë përmes furnizimit me tekste shkollore, lektyra apo edhe ndonje investim tjetër për përmiresimin e kushteve neper shkollat ku mesimi zhvillohet ne gjuhen shqipe.
Poashtu u diskutua edhe per mundesine e sigurimit te kuotave te mjaftueshme ne Universitetin e Prishtines Hasan Prishtina per studentet nga Mali i Zi.
Komisioni ishte edhe ne komunen e Ulqinit, ne Malesi – Tuz dhe ne Podgori, dhe kete vizite zyrtare ata e bene me ftesen e Keshillit Kombetar Shqiptar ne Mal te Zi.
Ne cilesine e nenkryetari te KKSH-se pata kenaqesi qe nga ky komision te pranoj edhe nje dhurate te cmuar.
Ne ju jemi shume mirnjohes dhe falenderues ketij komisioni per vullnetin dhe interesimin e tyre ne permiresimin e gjendjes se arsimit shqip ne Mal te Zi. /Marrë nga faqja në FB e autorit /