Ekipi i futbollit të vogël Ulqini fiton ndeshjen e radhës të ligës së parë Malit të Zi kundër ekipit STD.
Ekipi mysafir kaloi i pari në avantazh por që në pjesen e dytë ndryshoi çdo gjë dhe me golat e lojtarëve Llolla (2 herë), Tafa dhe Kurti përmbysen çdo rezultatin për fitoren e radhës së Ulqinit.
Ekipi i Ulqinit duket se është surpriza e kampionatit duke u ndërruar javë pas jave me Podgoricën në pozitën e parë të tabelës së klasifikimit. Suksesi i këtij ekipi bëhet edhe më i madh pasi në përbërjen e tij pothuajse të gjithë lojtarët janë të qytetit të Ulqinit.