Ndryshime rrënjësore për të mirë por edhe gabime të panevojshme

Kryetari i Komunës së Ulqinit Omer Bajraktari ka rreth 5 muaj që është zgjedhur në atë pozitë, kohë kjo e mjaftueshme për të parë edhe kahun e punës së tij. Gjatë kësaj kohe është parë dëshirë e madhe për punë por edhe hapa konkret të ndërmarra nga i pari i Komunës së Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Nëse mund të marrësh për bazë përshtypjet online të qytetarëve të Ulqinit nëpërmes komenteve mund të shikohet një besim dhe shpresë në institucionin e kryetarit të Komunën së Ulqinit. Kjo mënyrë e të perceptuarit është ndryshim rrënjësor krahasuar sidomos me vitet e kaluara.

“Për 4 muaj arritëm sukses historik në financat e Komunës së Ulqinit“, kështu shkruan z. Bajraktari në një shkrim të tij. Në shkrimin e tij Bajraktari shton se të hyrat në institucionin ku ai drejton janë 1.6 milion më shumë të hyra se sa në vitin e kaluar në këtë periudhë duke mos harruar se gjendjen e xhirollogarisë së komunës e kishte gjetur me diç më shumë se 10 mijë euro.

Është hera e pare që në qytet ka riparime të rrugëve jashta kohës së fushatave elektorale, gjë që e kishte bërë politikbërjen ne asfaltë-politikë. Kjo qasje meriton respekt.

Poashtu, kohë më pare, Komuna e Ulqinit kishte arritur të sigurojë nga buxheti i shtetit 436 mijë euro për shpronësimin e rrugës nga rrethrrotullimi në Krythë deri te Ura e Mërkotit. Rruga nëpër Mërkot është e gjatë 14 km, prej të cilave 10,3 km në territorin e komunës së Tivarit, dhe 3,77 km në territorin e komunës së Ulqinit. Duke marrë parasysh këtë, kushtet për hapin e radhës lidhur me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për komunën tonë janë realizuar.  

Poashtu është për tu vlerësuar nënshkrimi i marrëveshjes në mes Komunës së Ulqinit dhe Bashkisë së Shkodrës “Për nxitjen e bashkëpunimit në kuadër të Programit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri”. Ajo është konkretizuar gjatë një takimi të mbajtur në zyrën e kryetarit të bashkisë Shkodër Bardh Spahia, i cili priti delegacionin e komunës Ulqin udhëhequr nga kryetari Omer Bajraktari.

Poashtu simpatike është pjesmarrja e delegacionit të Komunës së Ulqinit në punimet e asamblesë së përgjithshme të anëtarëve të Unioni të Bashkive Shqiptare në Rajon, në tryezën e rrumbullakët me temën “Kurorat e Qyteteve Shqiqpëfolëse si Destinacioni i Agroturizmit”.

Nuk duhet të minimizohen aspak edhe aktiviteteve tjera të shumta në fusha të ndryshme, gjë që e bëjnë punën e tij të frytshme por mbi të gjitha të shikohet me shumë shpresë.

Një të metë të cilën duhet thënë kryetarit të komunës sonë. Çka? Pa dashur të minimizojë punën e propagandimit të punës që bëhet, ajo që bie shpesh në sy është sponzorimi i posteve në rrjetët sociale. Një përshtypje e përgjithshme është se postimet e tilla më shumë bëjnë dëm se sa ndonjë dobi. Lërë lajmin të lirë dhe të depertojë dhe ecë vet, pasi vetëm atherë do të ketë fuqinë e vet edhe më të madhe. Ndoshta kjo është kritikë e lehtë, por pesha nuk është e tillë.

Për fund, çdo herë, të mirës duhet thënë e mirë kurse të keqes ashtu siç është.

By admini