Ferhat dinosha

Ferhat Dinosha, përfaqësuesi i UNSH-së

Pas miratimit të mbrëmshëm të ndryshimeve të Ligjit për Presidentin, që shkelë rëndë  Kushtetutën dhe për qëllim final ka heqjen e sovranitetit dhe zhbërjën e pavarësisë së Malit të Zi, partitë shqiptare duhet të tërheqin ministrat e tyre nga Qeveria e Dritan Abazoviqit. Kjo për arsye se ky ligj është miratuar me përkrahjen e deputetëve të kryeministrit në mandat teknik   i cili prapë po ua ben shumicën partive serbe në Parlamentin e Malit të Zi. kështu thuhet në një kumtesë për opinion të Unionit Nacional të Shqiptarëve.

      Partitë shqiptare janë parti shtetëformuese  dhe s’kanë çka të lypin në qeverinë që po u shërben politikave serbo-ruse , duke rrezikuar qënien shtetërore të Malit të Zi dhe stabilitetin në rajon, përfundon kumtesa e UNSh-së.

By admini