
Siç edhe e kemi paralajmëruar me shkresen tonë të fundit drejtuar opinionit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka marrë vendimin e detyrueshëm ndaj Kommisionit zgjedhor të Plavës, i cili nuk guxon të shpallen rezultatet përfundimtare pa vendim të Gjykates Kushtetuese, lidhur me ankesën e LDSH, kështu mësohet nga Zyra për mardhenie me medie e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve, transmeton Ulqini Online.
Se LDSH kishte të drejtë kur bëri ankesen lidhur me shkeljen e procesit zgjedhor në Plavë e deshmoi vedimi i Komisionit zgjedhor për shkak të ankesës së bërë në Gjykatën Kushtetuese nga ana e LDSH-së.
Pra procesi zgjedhor në Plavë ishte rast i pa presedan, me shkeljet drastike që i është bërë listës së LDSH-së, prandaj zgjedhjet lokale në këtë komunë duhet të përsëriten, nëse egziston drejtësia në këtë shtet!
Kjo e dëshmon rrugën e drejtë të LDSH për të ruajtur dhe promovuar dinjitetin e subjektit shqiptar në Malin e Zi.
Faleminderit atyre që besuan e besojnë se jemi në rrugë të drejtë, përfundon kumtesas e Zyrës për mardhenie me medie e LDSH.