Forca: E papranueshme ftesa për Kosovën me fusnotë në samitin e 9-të të Ministrave të Financave në Budve të Mali të Zi

Nga 29 shtatori deri më 1 tetor 2022, në Beçiq të Malit të Zi po mbahet Samiti i 9-të i Ministrave të Financave, Guvernatorëve dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore për shtetet e rajonit të Ballkanit. Samiti organizohet nga Shoqata e Ekonomistëve Serbë kusponsor është Ministria e Financave e Malit të Zi.

Për Forcën e Re Demokratike është e papranueshme që Republika e Kosovës të jetë e ftuar me fusnotë, duke ditur faktin se Mali i Zi si vendi i 49-të e ka njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur më 9 tetor të vitit 2008.

Ministria e Financave e Malit të Zi si institucion shtetëror që kontribuojë në zbatimin e këtij samitinuk duhej të pranonte një gjë të tillë e cila nuk kontribuon në avancimin e marrëdhënieve në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës, ku Mali i Zi është anëtar i NATO-s.

Forca e Re Demokratike fton Ministrinë e Financave të Malit të Zi të distancohet nga sponsorizimi i samiteve të këtij lloji, që nuk ndihmon në avancimin e politikave të fqinjësisë së mirë të BE-së.

By admini