Dina dhe Ahmet Kurmemaj

 Duam ta ndihmojmë popullin në vendlindje 

Deri më tash çifti Dina dhe Ahmet Kurmemaj të cilët janë nga anët tona dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndihmuar rreth gjysmë milioni dollar dhe nuk do të ndalen me kaq. 

Ahmet Kurmemaj është i lindur në vitin 1965 në Tivar. Rrënjët i ka nga Krytha e Anës së Malit (babain krythacak,  kurse nënën krajane). Qysh në vitin 1970 jeton përfundimisht në SHBA, ku ka themeluar një kompani e cila merret me tregti në nivel ndërkombëtar. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Dinën (e lindur në SHBA, prindërit nga Merkoti-komuna e Tivarit) deri më tash kanë ndihmuar në forma të ndryshme në Malin e Zi, rreth 500-mijë dollarë. 

Ahmet Kurmemaj qysh fëmijë ka pasur probleme shëndetësore, me përkuljen e gjunjëve, për ç’arsye është bërë operacion shumë herë, por kjo nuk e ka penguar që me dedikim e punë të shkollohet dhe të bëhet afarist i njohur por mbi të gjitha person me vlera të larta njerëzore dhe humanist i rrallë.

By admini