Sot, Këshilli drejtues i Forcës së Re Demokratike emëroi z, Cani Lazoja në krye të NP Qendra për Kulturë.

Cani Lazoja lindi më 4 maj 1978. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Ulqin. Studimet themelore i përfundoi për Turizmin nautik, kurse studimet master për Kulturën mediterane pranë Universitetit Adriatik, kështu shkruhet në një post të Forcës së Re Demokratike.

Është artist i pavarur – kantautor. Ka publikuar 10 albume muzikore të edituara në produksione mbarëkombëtare, autor dhe realizues i disa emisioneve dhe filmave dokumentarë -televiziv.

Është organizator i shumë manifestimeve në qytet, anëtar i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “ART Club” në Ulqin dhe kryetar i “Odës së Artistëve” në Ulqin.

Prej vitit 2014-2018 ishte kryetar i Komisionit për kulturë, media dhe sport pranë KKSH-së.

Është anëtar i Forcës së Re Demokratike që nga themelimi.

I urojmë punë të mbarë e të suksesshme!

By admini