Në Krajë u bë shfaqja e dokumentarit “Ublat e Krajës –Sinonim i Jetës të realizuar nga SOS telefoni – Ulqin,të autores Hatixhe Nelaj.
Dokumetari në fjalë i cili zgjatë 50 minuta ka përfshi disa Ubla në Krajë .Protagonistët e dokumentarit Dr.Ismail Doda, Ali Gjeçbritaj, dhe Gazmend Çitaku ,përshëndetën iniciativën e Z.Nelaj duke e vlerësuar lartë punën e sajë në zbardhjen rëndësisë së Ublave si trashëgimi kulturore me shumë rëndësi për zonën e Krajës , dhe kontributin e sajë disavjeçar në ruajtjen e trashëgimisë kulturore .
Nelaj u shpreh se promovimi i dokumentarit u bë pikërisht në Krajë në këtë stinë të vitit ,meqenëse tani është një numër të konsiderueshëm i bashkëvendësve tanë të cilët vijnë nga diaspora, dhe të cilët përmes dokumentarit do të njihen me historinë e vendit të tyre po edhe me bukuritë e radha të natyrës që posedon Kraja ,e që janë pasqyruar në këtë dokumentar.
Protagonistëve të dokumentarit Dr.Ismail Doda, Ali Gjeçbritaj, Gazmend Çitaku ,Sait Gjonoviq,dhe Fatime Perashi në shenjë mirënjohje për kontributin e dhënë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe bashkëpunimit për realizimin e këtij dokumentari u ndanë Mirënjohje.
Mirënjohje u ndanë edhe stafit realizues të dokumentarit, gazetares Dafina Teliqi e cila njëherit ishte edhe moderatore e këtij aktiviteti, gazetarit Bekim Çoba, dhe kameramanit Shaban Bani Bajraktari.
Zonjave prezentë në sallë u ndanë buqete lule, ndërsa të gjithë pjesëmarrësve u dha nga një kopje dvd të dokumentarit. Për të gjithë të pranishmit u shtrua një koktej rasti.
Ky është filmi dokumentar i 7 të që realizon Z.Nelaj dedikuar trashëgimisë kulturore.
Projekti është përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi.