EDICIONI I 30-TË JUBILAR I MANIFESTIMT LETRAR “KALIMERA POETIKE – BASRI ÇAPRIQI” MË 27-29 KORRIK 2022

Ilustrim: Nga vitet e kaluara

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë më 27-29 korrik 2022, në mjediset e Muzeut në Kalanë e Ulqinit, edicionin e 30-të jubilar të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”.

Mysafirë të këtij edicioni janë shkrimtari Ylljet Aliçka nga Shqipëria, poetja Donika Dabishevci nga Kosova dhe shkrimtari Dragan Radulloviq nga Mali i Zi, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale. Po ashtu do të bëhet përurimi i antologjisë “Kalimera rrëfen”, me prozë të përzgjedhur nga autorët pjesëmarrës të këtij manifestimi ndër vite.

“Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” është ngjarja më e rëndësishme në fushën e letërsisë ndër shqiptarët në Malin e Zi. Ajo i ka dhënë impuls jetës kulturore në Ulqin, sidomos gjatë verës, dhe ia ka rritur namin Ulqinit në rrafshin kulturor gjithëkombëtar. Përgjatë viteve, në skenën e “Kalimerës Poetike” kanë parakaluar shumë shkrimtarë të shquar, pastaj piktorë akademikë, disa prej të cilëve nuk jetojnë më. Janë ata që me emrin dhe veprën e tyre kanë krijuar historinë e këtij manifestimi.

“Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” ka për qëllim promovimin e letërsisë shqipe dhe të letërsive që krijohen në vendet dhe gjuhët e tjera, por edhe njohjen e shkrimtarëve me njëri-tjetrin dhe krijimtarinë e tyre. Në të trajtohen edhe probleme të letërsisë, hidhen ide për bashkëpunime etj.

Pas dy viteve, për shkak të pandemisë, “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” rikthehet në Kalanë e Ulqinit, në vendin ku dhe në kohën kur organizohet zakonisht. Edicioni i këtij viti mbahet në kuadër të programit të Festivalit “Skena Verore”.

Kalimera Poetike “Basri Çapriqi” 2022

                             Edicioni i 30-të

                     ART FESTIVAL

27-29 korrik 2022

(Muzeu në Kalanë e Ulqinit, ora 21:00)

Programi

E MËRKURË, 27 korrik 2022

Hapja e manifestimit

Fjala përshëndetëse

Ismet Kallaba, kryetar i SHAI “Art Club”

Mbrëmje autoriale  

me shkrimtarin dhe skenaristin Ylljet Aliçka   

Flet për krijimtarinë e autorit

Prof. dr. Persida Asllani, studiuese e letërsisë  

Moderator:

Mark Lucgjonaj      

E ENJTE, 28 korrik 2022

Mbrëmje autoriale

me poeten Donika Dabishevci  

Flet për krijimtarinë e autores

Vlora Ademi, poete    

Moderator:

Prof. as. Dr. Arben Prendi     

E PREMTE, 29 korrik 2022

Përurimi i antologjisë në prozë

“Kalimera rrëfen”

Mbrëmje autoriale 

me shkrimtarin Dragan Radulloviq

Moderator:

Muzafer Çaushi      

Mbyllja e manifestimit

Shoqërojnë me muzikë: Anton Kaftalli (violinë) dhe Ares Fani (kitarë)

By admini