Diaspora kosovare mban gjallë turizmin në Ulqin

Ilustrim

Sezoni turistik i këtij viti nuk është ai që kanë pritur të gjithë punëtoret turistik sidomos ato të sektorit privat në Komunën e Ulqinit. Edhe pse java që po lëmë pas jep pak shpresë se ndoshta sa do pak situata mund të përmirësohet, mbetet mendimi i përgjithshëm se e gjitha kjo nuk është ajo që është pritur, shkruan Ulqini Online.

Duket se edhë kësaj radhe janë shqiptarët nga Kosova, ata që jetojnë në botën përëndimore, janë ata që po e mbajnë gjallë turizmin në qytetin tonë. Kjo lehtë mund të vërehet në regjistrimet e automjetëve të cilët mbizotrojnë krahasuar ma ato të regjionit duke futur këtu edhe ata nga Kosova. Regjistrimet sidomos nga Zvicrra dhe Gjermania por edhe nga vendet tjera të Europës janë ata që dominojnë në rrugët dhe vendarkimet e plazheve në qytetin tonë.

Sipas të dhënave zyrtare të Organizatës turistike të Ulqinit, numrat tregojnë se në qytetin tonë me datën 22. 07. 2022e fundit kanë pushuar 36994 mysafirë që janë rreth 23% më shumë se në të njëtjën kohë vitin e kaluar.

By admini