Në Ostros do të bëhet promovimi i dokumentarit  “UBLAT E KRAJËS –SINONIM I JETËS”

SOS TELEFONI ULQIN: TË MËRKURËN  PROMOVIMI I DOKUMENTARIT “UBLAT E KRAJËS –SINONIM I JETËS”

“Ublat e Krajës –Sinonim i Jetës” mbanë titullin dokumentari të cilin e realizon SOS telefoni – Ulqin. Promovimi i dokumentarit në fjalë do të shfaqet me datë 27 korrik në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Ostros, në ora 11:00, pikërisht në vendin ku edhe është realizuar.

Në këtë dokumentar janë përfshi disa nga Ublat në Krajë duke përfshi edhe 12 Ubla që gjenden në lagjen e Boulejve, por edhe Lerat që kanë të njëjtin qëllim, por për paitjen e bagëtive. Ublat e Krajës pa dyshim që paraqesin një trashëgimi të rrallë kulturore për kranjanët por edhe  për hapësirën mbarëshqiptare.

Autorja e dokumentarit Hatixhe Nelaj deklaroi se si pikë synimi i tyre ka qenë të  grumbullojnë sa më  shumë detaje historike përmes rrëfimeve  të vërteta që lidhen me ndërtimin e këtyre puseve, dhe rëndësinë e tyre me dekada. Ajo u shpreh se Dokumentari “Ublat e Krajës-Sinonim i Jetës” përbën një kontribut të rëndësishëm në evidentimin e kësaj trashëgimie , e cila dita-ditës po shkatërrohet.

Nelaj u shpreh se promovimi i dokumentarit do të bëhet pikërisht në Krajë në këtë stinë të vitit ,meqenëse tani kemi numër të konsiderueshëm të bashkëvendësve tanë të cilët vijnë nga diaspora. Është gjithmonë kënaqësi që brezave të rinj tu tregojmë vlerat e trashëgimisë tonë, Ublat  në Krajë  janë padyshim një vlerë e shtuar , përfundoi Nelaj.

Projekti është përkrahur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Njeriut në Mal të Zi.

By admini