
Gazetar i njohur shqiptar i lindur në Kosovë dhe me banim në Zvicër z. Enver Robelli i cili njëheri është redaktor i të përditshmes zvicrane “Tages Anzeiger” e ka quajtur historike ditën e sodit për Shqipërinë.
”Hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është një çast gëzimi. Dhe – duhet të jetë – një çast reflektimi për të gjithë shqiptarët në Shqipëri: është e domosdoshme një klasë tjetër politike për ta anëtarësuar vendin në BE. Klasat aktuale politike nuk kanë as kapacitet, as dëshirë, as vullnet, as ide për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, sepse janë thellësisht të lidhura me krim e korrupsion. Nesër është një ditë shprese dhe një ditë për të vizatuar ëndrra në horizont”, kështu shkruan z. Robelli në shkrimin e tij.
Kujtojmë se sot, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, do të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).