Gjatë pesë muajëve të fundit është realizuat projekti ‘‘Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në Mal të Zi‘‘, projekt ky i mbështetur nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi dhe i udhëhequr nga dr. Haxhi Shabani. Ditën e premte janë prezantuar edhe rezultatet e gjetjeve nga ky projekt, shkruan Ulqini Online.
Rezultate zhgënjyese kanë dalur për Komunën e Ulqinit sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe ku dihet se në këtë komunë pothuajse gjatë gjithë kohës është udhëhequr nga partitë shqiptare. Në bazë të dokumenteve që janë marrë në shqyrtim në Komunën e Ulqinit dominojnë ato që janë vetëm në gjuhën malazeze me 62,20%.
Dokumentat në dy gjuhë, gjuhë malazeze dhe shqipe, rezulultatet e këtij projekti të realizuar tregojnë se kjo shifër është 28,80% ndërsa vetëm në gjuhën shqipe janë 9% të dokumentave.