Në mbledhjen e KQ të Forcës së Re Demokratike të mbajtur me 22.06.2022, z. Sabri Salaj, nënkryetar i partisë është votuar njëzëri kandidat për nënkryetar i Komunës së Ulqinit.

Sabri Salaj ka lindur më 13 maj 1984 në Katërkollë – Komuna e Ulqinit. Shkollën fillore e ka përfunduar në ,,Bedri Elezaga” në Katërkollë, kurse shkollën e mesme në ,,Vëllazërim Bashkim’’ në Ulqin.

Gjatë viteve 2004-2008 ka studiuar në Universitetin e Tiranës , Fakulteti i Drejtësisë dhe ka marrë titullin ,,Jurist i diplomuar’’. Nga viti 2009-2012 ka përfunduar studimet pasdiplomike në Prishtinë dhe mori titullin ,,Master i Arteve për Politikë Ndërkombëtare dhe Diplomaci’’ në punimin shkencorë ,,Diplomacia dhe zgjidhja e çështjes së Ulqinit’’, thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike.

Ka ndjekur me sukses trajnimin profesional pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë në periudhën qershor 2010 – qershor 2012 në fushat integrime rajonale, protokoll, diplomaci publike, integrime euroatlantike, BE dhe NATO.

Është themelues i Shoqërisë Artistike ,,Tradita”, si dhe ishte koordinator i Ansamblit ,,Tradita’’, koordinator i Biznis Klub Anamalit dhe zyrës së përbashkët diasporë – vendlindje (Shoqata shqiptaro-amerikane Ana e Malit – New York dhe Biznis Klub Anamalit) dhe kryetar i ,,Bashkësisë Lokale Katërkollë’’ 2012-2016. Është themelues dhe koordinator i Fondacionit ,,Hajdari Family’’ si dhe anëtarë i shoqatës joqeveritare ,,Ora”.

Punon në Kuvendin e Komunës së Ulqinit si ,,Këshilltar i Pavarur I”. Prej vitit 2014 është këshilltarë i klubit të Forcës së Re Demokratike në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.

Është anëtarë i Këshillit Qendror kurse nga nëntori i vitit 2021 ushtron detyrën e nënkryetarit të Forcës së Re Demokratike.

By admini