Këshilli Qendror i Forcës së Re Demokratike, në mbledhjen e vet të datës 24 maj 2022, vendosi që kandidati për kryetarin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit në mandatin 2 vjeçar të jetë Ardian Mavriqi, inxhenier i informatikës dhe këshilltar në Kuvendit e Komunës së Ulqinit, njëherit edhe sekretar i përgjithshëm i Forcës, thuhet në një kumtesë për opinion të Forcës së Re Demokratike, transmeton Ulqini Online.
Ardian Mavriqi ka lindur në vitin 1981, ka diplomuar shkencat kompjuterike në vitit 2005. Është anëtar dhe aktivist i Forcës së Re Demokratike që nga themelimi. Ka themeluar dhe kryesuar Forumin Rinor të saj. Ka qenë këshilltar në Kuvendin e Ulqinit në disa mandate, nga viti 2014-2016 ka kryer funksionin e nënkryetarit të Komunës dhe ka kryesuar klubin e këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike nga viti 2016-2018. Ndër të tjera, ka qenë këshilltar i nënkryetarit të Kuvendit të Malit të Zi z. Genci Nimanbegut dhe drejtor i drejtorisë në Ministrinë i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.