Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka uron Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
Në mesazhin e tij thuhet se ,,Pa liri të shprehjes së lirë të mediave dhe gazetarëve nuk ka shoqëri të hapur dhe demokratike.
Kjo është aksiomë e dëshmuar në tërë botën, kështu është dhe në Ulqinin tonë.
Të bindur në atë që një medije e lirë e shumëllojshme dhe e pavarur është esenciale në cdo shoqëri demokratike, bëjmë përpjekje që ti lehtësojmë punën të gjithë atyre të cilët në principet e etikës dhe profesionalizmit, në një situatë të veshtirë, kryejnë misionin e tyre të rëndë, por fisnik dhe të bukur.
Mirpo, këtu nuk përfshihen ata që këtë profesion e ushtrojnë rastësisht, për interesa dhe nevoja kalimtare, e jo për interesa publike.
Pikërisht për këtë, përgjegjësia ndaj bashkësisë së gazetarëve është më e madhe, andaj kërkohet solidaritet, dhe vendosmëri në mbrojtje të lirisë së shtypit.
Në këtë drejtim përherë mund të llogarisni në përkrahjen e administratës lokale” , thuhet ne mesazhin e Kryetarit të Komunës së Ulqinit.